LDK dhe LVV në Junik do të garojnë së bashku në balotazhin e 14 nëntorit.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook.
”LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës”, ka shkruar Shehu.
Ai tha se ditëve në vijim do ta publikojnë programin qeverisës.