
Ambasadori i Turqisë është një diplomat me përvojë dhe një intelektual i tarzit të lartë. Është njohës i shkëlqyeshëm i diplomacisë, dhe i shumë shkencave tjera.
Kështu e cilëson diplomatin turk, Mustafë Bajrami në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Gazeta Mejdani.
Mësohet se mbrëmë ambasadori Çağrı Sakar kishte vizituar Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij, për të cilën vizitë, ky i fundit thotë se ishte e veçantë.
Ajo që e bënte të veçantë këtë vizitë, thotë ai, ishte biseda e gjatë dhe e thellë për shkenca të ndryshme si dhe për gjendjen aktuale në botë.
Mësohet gjithashtu se ambasadori i Republikës së Turkiye ditë më parë kishte pritur Mustafë Bajramin në ambientet e Ambasadës e Turqisë në Prishtinë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Një mysafir i veçant në shtëpinë tonë; një diplomat me përvojë e një intelektual i tarzit të lartë.
Kënaqësi të bisedosh me ambasadorin e Turqisë, Z. Çağri Sakar, jo vetëm për diplomaci e shumë shkenca të tjera, por edhe për gjendjen e tanishme në botë e pëcjellë me kriza të papara deri më tani…!/Gazeta Mejdani/