Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi, ka goditur ish-bashkëpartiakun e saj të larguar nga Nisma, tashmë deputet në Parlamendtin e Kosovës.
Ajo e ka quajtur bukëpërmbysës dhe analfabet Haxhi Shalën.
Më poshtë gjeni shkrimin e saj të plotë:
Nisma nuk e ka filluar rrugëtimin e saj për këtë arsye, përkundrazi është ndarë nga ata njerëz që moti dhe ata që i janë ofruar e më pas janë larguar e kanë parë fare mirë se në Nismën Socialdemokrate nuk ka vend për njerëz të tillë!
Koha është për të ndryshuar qasja në politikë! Kjo bëhet duke u hapur për njerëz të edukuar të arsimuar dhe mbi të gjitha besnik dhe mirënjohës ndaj mijëra votuesve pa mbështetjen e të cilëve nuk do të ishim aty!
Për fatin tonë të keq, kemi pasur dhe ende kemi në skenën politike individ që kur marrin fjalën, nuk kanë fjalor e nuk dinë t’i lidhin dy fjalë bashkë në rastin më të keq as të lexojnë mirë e në anën tjetër e quajnë veten deputet, madje kërkojnë të marrin pozicione për t’i shërbyer vetës e jo qytetarëve.
Konsideroj që ky mentalitet në politikë në përgjithësi dhe në veçanti te NISMA duhet të zhduket një herë e mirë!
What doesn’t kill you, makes you stronger 💪
Me Nismën💜