Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Albin Kurti ia kthen Kadri Veselit: Thaçi dhe Veseli duhet të dënohen për shpifje!

December 18, 2019
88
SHARES
5.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kurti-Prokuroria

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme kanë dhënë dëshmitë e tyre para Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Kjo, për kallëzimin penal që këta të dy kanë ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kallëzimi penal ka të bëjë me deklarimin e rremë nën betim, e që zyrtarët e Vetëvendosjes pretendojnë se Thaçi e Veseli e kanë bërë gjatë dëshmisë së tyre në rastin “Syri i Popullit”.

Pas rreth dy orë të dhënies së dëshmisë së tij, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit të kthehet në aktakuzë.

Kreu i Vetëvendosjes u shpreh optimist se ky proces do të përfundojë  me dënime për Thaçin e Veselin.

Kurti: Ky proces duhet të përfundojë me dënimin e Thaçit dhe Veselit

“Më në fund ne fituam këtë thirrje nga Prokuroria e Shtetit dhe më vjen mirë që sot pata rastin që të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurores, e cila ka marr këtë kallëzim penal, dhe i cili unë kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit dhe në këtë mënyrë të mundësohet një proces i drejtë për deklarimet e rreme  nën betim që i kanë dhënë këta të d. Ky proces unë besoj që  duhet të përfundojë me dënimin e këtyre dy të dyshuarve”, tha Kurti.

Kreu i VV-së shpreh habi se si Prokuroria e Shtetit atë kohë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thacit, i cili sipas Kurtit kishte marr rolin e prokurorit duke thënë se do t’i zgjerojë akuzat në drejtim të tij dhe Glauk Konjufcës .

Kurti: Është për tu çuditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare

“Me 25 prill, edhe një javë bëhen 8 muaj, Glauk Konjufca dhe unë kemi bërë kallëzim penal ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit. Ne kemi bërë këtë kallëzim penal meqënëse ata kanë deklaruar rrejshëm nën betim, duke na akuzuar neve dyve në lidhje me të ashtuquajturën ‘Syri i Popullit’. Pra edhe 10 ditë bëhen një  vit prej se Thaçi dhe Veseli kanë deklaruar që në njërën anë Vetëvendosja është krahu i armatosur i organizatës të ashtuquajturës ‘Syri i Popullit’ dhe në anën tjetër, kanë thënë se jemi ne të dy ata që madje  edhe jemi marr me shkrim të komunikatave të UÇK-së në vitin 1999, mandej kanë akuzuar se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë e kështu me radhë. Është për t’u çuditur se si Prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj Presidentit të Kosovës i cili, ka marr detyrën e prokurorit duke thëne se do t’i zgjerojë akuzat edhe n ë drejtim të Glauk Konjufces dhe Albin Kurtit, përveç Sadri Ramabajës edhe të tjerëve”, tha Kurti

Lideri i Vetëvendosjes derisa ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i përgjigjet Prokurorisë së Shtetit sa herë të thirret për dëshmi tha se si i dëmtuar ka bërë kërkesën për dëmshpërblim.

Dëshminë e tij për këtë kallëzim penal e dha edhe ish shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli kanë synuar  që ta eliminojnë Vetëvendosjen nga skena politike përmes deklarimeve të rrejshme.

Konjufca: Qëllimi ishte ta eliminojë Vetëvendosjen nga skena politike

“Qëllimi për ne është i qartë, ata synojnë që duke e konsideruar Lëvizjen Vetëvendosje si kundërshtar politik  të bëjnë këso më veshje të veprave të rënda penale përmes deklarimeve të rrejshme ashtu që ta eliminojnë prej skenës politike pra ta diskualifikojnë politikisht Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe mua”, tha Konjufca.

Ai e ka konsideruar lajm të mirë faktin që Prokuroria nuk po pret me vite për t’u marr me rastet që janë në pyetje krerët e shtetit.

Konjufca: Krerët e shtetit e kanë konsideruar vetën si dirigjues të institucioneve të drejtësisë

“Është një lajm i mirë më në fund që Prokuroria po aktivizohet që në Kosovë nuk  mund të presim vite të tëra kur janë në pyetje krerët e lartë të shtetit të cilët me deklaratat e tyre kanë treguar se e konceptojnë vetën si dirigjues të institucioneve të drejtësisë”, tha Konjufca.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndaj të cilit është ngritur ky kallëzim penal gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nga paaftësia për t’i krijuar institucionet po bëhen improvizime të tilla.

Kreu i PDK-së tha se organizata “Syri i Popullit” ka qenë e vërtetë dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e bëra në të, ndërkohë ka theksuar se ligjërisht do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Edina Jupolli është prokurorja e cila po merret kallëzimin penal e bërë nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Rasti  “Syri i Popullit”, ende nuk ka marrë epilog në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe pritet që disa prej të akuzuarve, të japin fjalët përfundimtare në seancat e caktuara për 16 e 17 janar të vitit të ardhshëm

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka arritur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, aty ku do të dëshmojë lidhur me kallëzimin penal e bërë për presidentin Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Më 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe kanë mbërritur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori sot e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.

Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej presidentit të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.

Share11Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.