Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Albin Kurti drejt një fitore të pa parë në ditën e 14 shkurtit!

01/24/2021
12
SHPERNDARJE
1.7k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Andi Bushati

Ka momente të rralla në politikë, kur kapriçot e fatit janë aq shumë pro dikujt sa i bëjnë edhe kundërshtarët të punojnë pro tij. Kjo fabul po ndodh me Albin Kurtin dhe marshimin e tij drejt një fitoreje të pa parë në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Shkruan: Andi Bushati

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë së fundi vendimin për të penguar kandidimin e liderit të Vetëvendosjes si deputet, duke u reshtuar përkrah të gjithë atyre institucioneve të një bote në rrënim që duan të pengonë të pandalshmen.

Natyrisht, juristët, njohësit e kushtetutës dhe politologët janë të ndarë rreth aspektit teknik të ligjshmërisë së këtij akti. 

Ka nga ata që mendojnë se Gjykata kushtetuese, së bashku me vendimin për të shpënë vendin në zgjedhje të parakohshme, i kapërceu kufijtë e saj me interpretimin pothuajse “ad hominem”, që bëri për deputetët e dënuar. Ka të tjerë që reken të argumentojnë se sado i drejtë apo jo të jetë ky verdikt, ai nuk e prek Albin Kurtin, pasi ai nuk është dënuar me burgim, por me kusht.

Por, pavarësisht nga kjo përplasje, që në një terren si Kosova i ngjan debatit për sksin e ëngjëjve, perceptimi publik për atë që po ndodh është krejt tjetër.

Ai përkthehet me gjuhën e thjeshtë, se një kastë e vogël po përpiqet me ç’do mjet të frenojë një ndryshim të madh.

Pak kush mund të jetë në gjendje të kuptojë se ç’vlerë kanë dënimet penale ndaj Kurtit, kur protestat e tij me gaz lotësjellës shërbyen për ndalimin e një republike të re Serbska?

Pak kush mund ti quajë normale prangat dhe ditët e tij të burgut, në një Kosovë të pavarur, kur gjithë kapsit e shtetit janë të pagjykuar për vjedhjet e bëra?

Në logjikën e këtij linçimi përkthehet edhe rrëzimi me grusht shteti parlamentar që iu bë qeverisë së zgjedhur nga vota popullore e 6 tetorit.

Në këtë vazhdë shihen edhe koncesionet qesharake që ishin të gatshëm të bënin sahanlëpirësit e Grenellit, vetëm për të rrëzuar nga pushteti Vetëvendosjen. 

E domosdo, në këtë optikë do të interpretohen edhe përpjekjet për ta ndaluar Albinin të jetë deputet i parlamenti të ri, apo qoftë edhe më pas, orvatjet për ta ndaluar të rikthehet si kryeministër.

Pra, të gjitha këto përpëlitje, ligjore ose jo, të arsyetuara, apo aspak të tilla, po i bëjnë liderit të Vetvendosjes dhuratën më të mirë që dikush mund të presë në zgjedhje: atë të viktimizimit.

Albin Kurti po hyn në fushatë me aureolën e atij që duan me çdo kusht ta pengojnë të vihet në shërbim të njerëzve, me petkun e atij që nuk po e lënë të ndëshkojë grabitësit dhe oligarkët, me kostumin e të kryqëzuarit prej një pakice që mendon vetëm për interesat e saj.

Votuesit e tij, për të cilët historia e afërt ka dëshmuar se shumohen pas çdo padrejtësie, me gjasë do ta shohin edhe këtë të fundit, si një penalizim ndaj vullnetit të tyre, si një shtrembrim që i bëhet lojës demokratike.   

Pra, edhe përfaqësuesit e politikës së vjetër edhe institucionet që ngritën ata, paradoksalisht, duket sikur po punojnë për fitoren e pashmangshme të Vetëvendosjes. Në këtë kuptim, çdo përkrahës i saj mund të thoshte sot me ironi: “Nuk ka fat më të madh sesa të kesh armiqtë që ka Albini”. 

Por, ajo që ofron shijen frutit të dhuruar për njërën palë, mund ta ketë bishtin mbrapa për Kosovën. Sepse duke e viktimizuar deri në këtë masë Albin Kurtin, duke u vetë diskredituar kaq shumë në këtë proces, kundërshtarët e tij do ta kenë shumë të vështirë në të ardhmen. 

Me municionin që kanë shpenzuar, me plumbat qorrë që kanë shtirë në ajër, ata nuk do jenë në gjendje ta ndalojnë edhe nëse Albin Kurti rezulton më i rrezikshëm se ai që kanë parë në ëndrrat e tyre.  Ata nuk do të kenë më, as kredibilitetin dhe as mjetet, për të shpëtuar qoftë veten, qoftë Kosovën, nga ai që e vizatuan si diktatorin e ardhshëm, të cilit i duhej prerë me çdo kusht rruga e pushtetit.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Ldk-ja

Çka i ndodhi LDK-së, nga 700 mijë anëtarë në vetëm 100 mijë vota!

Matthev Palmer

Palmer: Prioritetet e Kurtit janë prioritete edhe tona. Porosisim qartë se arritja e marrëveshjes është çështje urgjente!

PZAP

Rezultati përfundimtar: Mbi 200 ankesa në PZAP!

Skender Hyseni-Kurti

Godet Skender Hyseni, i ashtuquajturi koordinator i Kosovës: Nuk e besoj që Albin Kurti mundet me bo diqka si Kryeministër!

Rrahman Paçarizi

Paçarizi i ‘jep mend’ Albin Kurtit: Si fitues absolut i zgjedhjeve duhet të jetë më pak arrogant!

Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Vetëvendosjes tregon se kur do të formohet qeveria!

Mos i humb

Selim Pacolli
Prishtinë

Selim Pacolli i bjen pishman: Taksa prej 10 eurove që është planifikuar, nuk do të realizohet…

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës që do të vendoset në...

Burka

Reagon komuniteti mysliman pas ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës!

Ldk-ja

Çka i ndodhi LDK-së, nga 700 mijë anëtarë në vetëm 100 mijë vota!

Daniel Serwer

Tronditë opinionin Daniel Serwer: Ambasada e Kosovës mos të vendoset në Jerusalem, Grenell është një budalla!

Mustafë Bajrami

Pranë varrit të Adem Jasharit!

Rifat Jashari

Rifat Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt!

Meliza-KQZ

Rasti i Meliza Haradinajt shkon në prokurori, KQZ ofron informacione e materiale të nevojshme!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.