
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se nuk e bëjnë hesap partinë e Behgjet Pacollit, sa i përket krijimit të qeverisë së re.
Partia që në qeverinë e kaluar por edhe ato paraprake më një apo dy deputet merrte nga tri ministri në udhëheqje duket se kësaj here do ta ketë ta pamundur një plan të tillë, pasi që deri më tani as që i është bërë ftesë nga Vetëvendosje për bashkëqeverisje.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ofertë për qeverisje nga Vetëvendosje dhe se AKR nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Makolli nuk e përjashton mundësinë që edhe të ndahen nga partia më të cilën kanë koalicion Nisma-n.
Discussion about this post