Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
Mejdani

Administrata e Bidenit mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja!

01/28/2021
5
SHARES
864
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara mbështesin në mënyrë të plotë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Në lidhje me zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit rikujton një deklaratë të mëhershme të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohje të ndërsjellë; do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve, si dhe do të fuqizojë institucionet demokratike të tyre. Ajo do të rriste sigurinë dhe prosperitetin e të dyja vendeve, do të avanconte aspiratat e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione të tjera shumëpalëshe dhe do të mbështeste qëllimin e qëndrueshëm të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.

Departamenti i Shtetit rikujton edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit më 19 janar, para inaugurimit të presidentit Biden, në të cilën ai kishte thënë se “duartroket përpjekjet e administratës së presidentit Trump” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti i zgjedhur (Joe Biden), siç e dini, në të kaluarën ka kaluar shumë kohë në ato vende, dhe unë mendoj se ai ndan bindjen se ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar që Kosova të lëvizë përpara, gjithashtu me shpresë edhe Serbia”, pati thënë Blinken.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

ShareTweet

Related Posts

Richard Caplan

Richard Caplan: Do të ketë presion mbi Kurtin rreth çështjes së dialogut!

Vaksinimi-Pasaporta

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Blinken

Antony Blinken uron Kryeministrin Kurti: Do ta keni përkrahjen e plotë të SHBA-së!

Wesley Clark

Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën!

Andreas Sshieder

Eurodeputeti austriak: Kurti me të drejtë e renditi dialogun si prioritet të katërt!

Antony Blinken

Publikohet letra ku Sekretari amerikan i Shtetit i kërkoi Vuçiqit njohjen e Kosovës!

Mos i humb

Qeveria Kurti 2
Kosovë

Të gjitha vendimet që i more sonte Qeveria Kurti!

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy...

Zabërxhë

Zabërxha, vendi ku organizohej qëndresa popullore për çlirimin e Kosovës!

Fadil Maloku

Godet profesori universitar: Kujdes, ‘fake news’-in e plasojnë karakteret e dobëta, kurse e konsumon publiku injorant!

Gurakuç Kuçi

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

Murat Yesiltas

Marrëdhëniet Turqi-Libi!

Lajmi i Fundit

Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje!

Red Rain

Pija që ju bën më vigjilent në punë!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.