Sot është dita e dyte e fushatës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerin e koalicionit, PSDK-në radhën e tubimeve, që e nisën dje në Suharekë, sot do ta vazhdojnë me një tubim të paralajmëruar në Prishtinë.
Sipas njoftimit të AAK-së, tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe nga ora 18:00.
Tubimit sot pritet t’i bashkangjitet edhe i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili dje ishte për vizitë zyrtare në SHBA.
Discussion about this post