Mejdani.com

Shefi i EULEX-it publikon pamje nga gjetja e serbit në Mitrovicë!

eu
eu

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ndjehet krenar me anëtarët e EULEX-it që e shpëtuan një serb nga Beogradi i cili ishte aksidentuar me motoçikletë ditë me parë.

Lars-Gunnar Wigemark ka shkruar në Twitter se është krenar për ndihmën që dhanë në shpëtimin e 32-vjeçarit dhe se i uron atij shërim të shpejtë.

“Krenar sesi anëtarët e EULEX nga Njësia e Policisë nga Polonia dje ndihmuan për ta shpëtuar një burrë që u zhduk disa ditë më parë pasi hyri në Kosovë me një motoçikletë. Shërim të shpejtë atij nga lëndimet e rënda”, shkroi shefi i EULEX-it në Twitter.

Ivan Millosheviq, serb nga Beogradi që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur ditën e djeshme pas aksidentit që kishte pasur me motoçikletë në Mitrovicën e Veriut.

Familja e tij kishte njoftuar se ai kishte qenë i zhdukur tash e disa ditë ndërsa në një e-mail dërguar portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, familja e tij kishte falënderuar shqiptarët që ndihmuan në gjetjen e tij.