Mejdani.com

Javë me mot të ndryshueshëm, vranësira dhe shi!

Pranvera

 

Pranvera

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ka ndryshuar situata meteorologjike dhe pas të nxehtit afrikan vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se nga e marta një front vranësirash të dendura pritet ta përfshijë vendin duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.

Vranësirat gjatë ditës së martë nuk do të jenë të qëndrueshme, kështu që do të krijohen kushte për reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa të mërkurën, reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin.

Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat gjatë kësaj periudhe pesë ditëshe, parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius.

Në viset malore pos reshjeve më intensive që do të regjistrohen atje, temperaturat do të ulen ndjeshëm. minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike.