E dini se perceptimin e parë për njerëzit apo për gjërat që shohim e krijojmë brenda 90 sekondave të para dhe nga 62% deri në 90% e mendimit tonë, ndikohet nga ngjyrat!
Prandaj, shumë kompani tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e ngjyrave, logove, apo paketimit sepse e dinë mirë sa shumë ndikojnë ato në vendimet tona si blerës.
Ngjyrat zënë një rol të veçantë në psikologjinë e njeriut, por si?
1. Roza përfaqëson rozën ndërsa e kaltra djemtë
Përgjithësisht, ngjyrën e kaltër njerëzit e lidhin me ardhjen e një djali e ndërsa rozën me atë të një vajze, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur bebeve ju vishnin rroba të bardha dhe roza apo e kaltra nuk përfaqësonin gjininë e fëmijës.
2. Roza ka fuqinë të na qetësojë dhe të ulë agresivitetin
Besojeni ose jo, disa burgje i kanë lyer muret me rozë për të reduktuar agresivitetin dhe për të shmangur zënkat e mundshme.
3. E verdha brenda një avioni i bën njerëzit të ndihen më të lodhur
E verdha është ngjyrë e lumtur, por e mbledhur në një vend të ngushtë i bën keq syve tanë. Prandaj nuk do t’i shihni kurrë sediljet e avionit të veshura me ngjyrë të verdhë. Vetëm duke i parë, pasagjerët lodhen.
4. Kur shohim të kuqe, kemi tendencën t’i bëjmë gjërat më shpejt
Jo pa qëllim sapo hapni Netflix-in mbizotëron ngjyra e kuqe. Kjo tërheq më shumë përdorues dhe ngjall kuriozitetin për të parë ç’ndodh.
5. Njerëzit janë më shumë të prirur të besojnë kompani me logo ngjyrë të kaltër
E kaltra na jep ndjesinë e sigurisë dhe jo vetëm kaq. Thuhet se kjo ngjyrë ndihmon njerëzit të shpëtojnë jetën e tyre. Disa stacione treni në Japoni kanë instaluar drita të kaltra me qëllim për të ndaluar njerëzit të hidhen për të kryer vetëvrasje.
6. Portokallia na bën të mendojmë për cilësinë e mirë
Shpesh ne e lidhim këtë ngjyrë me vlerën e gjërave si dhe me argëtimin, shkruan Anabel.
7. Si përfundim, ne bëjmë më shumë gabime kur punojmë në një zyrë me ngjyrë të bardhë
Edhe pse e bardha ka për qëllim të mos na shpërqendrojë, na bën më pak produktivë krahasuar me një zyrë të lyer me ngjyrë jeshile. /Gazeta Mejdani/