Mejdani.com

Komuna e Gjilanit lajmëron bizneset se të dielën mund të punojnë sikur edhe në ditët tjera!

komuna e gjilanit
komuna e gjilanit

Kryetari i komunës së Gjilanit në koordinim me ministrinë e shëndetësisë, njofton të gjithë komunitetin e biznesit se vendimi i qeverisë është në fuqi deri më 13 prill, prandaj të gjitha bizneset të cilat janë të liruara të punojnë në bazë të vendimit të fundit të qeverisë së kosovës në këtë kohë pandemie, mund të punojnë edhe të dielen.

Nënkryetari i komunës së gjilanit, Arbër Ismajli, në një adresim për publikun, ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel, prandaj janë të liruar të punojnë bizneset normalisht sikur edhe ditët tjera, mirëpo gjithmonë duke respektuar vendimin e qeverisë, rekomandimet e institutit të shëndetit publik, mjekëve dhe institucioneve lokale në përballjen dhe parandalimin e virusit covid-19.

Për çdo ndryshim në kohë apo në orar, komuna e gjilanit, do t’i njoftoj të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit. “Në gjilan përmbajtja dhe respektimi i rekomandimeve të shtetit është në nivelin maksimal dhe për këtë komuna e Gjilanit është falënderuese për të gjithë qytetarët dhe apelon që edhe më tutje të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo është konstatuar nga niveli profesional i shëndetësisë si masa më e fuqishme në luftimin e pandemisë covid-19”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli./Gazeta Mejdani/