Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi.
“Ka marrëveshje të fshehtë, ma konfirmoi presidenti dhe më tha ‘heke taksën shkojmë në Shba e hekim serbinë” ka thënë Kurti
Tutje, Kurti ka thene se pazari presidencial po e rrëzon këtë qeveri
“Në qeverinë time harrojeni këtë Pazar, nuk ka marrëveshje në shtëpinë e bardhë për shkëmbim territorial kosovë-serbi, dhe po duan të rrëzojnë qeverinë në mënyrë që të t’I realizojnë këto qëllime” ka thene Kurti
12:20
Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, ne seancën e kuvendit ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij, para 106 deputetëve ka numëruar sukseset e pafundme sic i quan ai.
Kurti ka thënë kjo qeveri nuk i kishte 100 orë për ta dëshmuar veten, duke thëne se është krenar me të arriturat e deritanishme
“Nuk i kishim as 100 orë me dëshmu vetën tonë, jam krenar me të arriturat e kabinetit, i përgjysmuam pagat për ministrat, i shkarkuam koordinatorët nacional, barrë për shtetin, u shkarkua Bordi i Telekomit, u shfuqizua ligji për pagat për ish ministrat dhe ish zëvendsministrave,200 mijë euro u dhanë për Shqipërinë për sanimin e dëmëve nga tërmeti, u shkarkua Bordi i Hekurudhave, u ndan mjete financiare 400 mijë për MSh për luftimin e pandemisë Covid” ka thënë Kurti.
Kurti tuje numeroi edhe vendimet qe i mori gjate ketyre diteve te qeverisjes
….11-mars, për covid,ndërpreja e mësimit deri me27 mars, I kemi mbyll kufijte, aeroportin, i kemi futur disa komuna në karantinë, shpall emergjencen per shendtin publik, kemi heq tarifen deri me 1 prill për lëndën e parë, kemi thënë që kjo tarifë do të zbatohet me masën e reciprocitetit, e kemi ndalu qarkullimin e qytetarëve prej 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00, mbyllja e parqeve, dhurimi i pensioneve prej dje, mua nuk më dhimbeset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbsen qytetarët, mocioni po e lë popullin pa qeverinë që e ka votu, pa qeverinë reformatore, po e lëni popullin pa qeveri në kohën e Covid.