Jennifer Lopez është më e zënë se të gjithë ne në këto ditë izolimi dhe karantina e saj është kthyer në një vend magjik teksa kalon kohë me familjen e saj. Ylli i muzikës pop ka shpërndarë së fundmi një video të gëzuar bashkë me familjen e saj në llogarinë zyrtare në aplikacionin TikTok, ku në të vërtetë, duken shumë të lumtur! Alex Rodriguez, dy fëmijët e saj binjakë dhe gjithashtu dhe fëmijët e Alex kanë kërcyer të gjithë së bashku në një video që tashmë është bërë virale në internet.
Ky “klip” i shkurtër është një kërcim nën tingujt e këngës “Something New” nga Ty Dolla dhe Wiz Khalifa dhe në këtë video ka një moment të rezervuar për të gjithë anëtarët e familjes ku Jennifer shfaqet në fund me një sjellje tipike të sajën, me një look të freskët e pa grim dhe e veshur e gjitha në të bardhë.
Ndërkohë, në intervistën e saj të fundit pwr elle.com, ajo është shprehur se ndihet mjaftueshëm me fat që gëzon shëndet të plotë në këto momente të vështira për të gjithë botën. Gjithashtu ajo ka shtuar se koha që i është dhënë për shkak të izolimit e ka bërë më të lumtur në zbulim të momenteve të ëmbla me familjen e saj.
Në fund ka shtuar se nuk ka luks më të madh, se të kesh kohë të shpenzuar pranë fëmijëve dhe njerëzve të dashur!
Gazeta Mejdani