Mejdani.com

Ambasadori amerikan:Turp të humbet gjithë ajo kohë, shumë energji e SHBA-së po investohet në këtë qështje!

Godfrey-Grenell
Godfrey-Grenell

Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey shpreson që dialogu Prishtinë-Beograd të rinisë së shpejti.

Sipas tij është e turpshme që të humbet gjithë ajo kohë dhe tashmë shpreson që gjërat do të lëvizin më shpejtë.

“Për mendimin tim është turp të humbet gjithë ajo kohë. Shpresojmë që gjërat të lëvizin më shpejtë”, ka thënë Godfrey, raporton N1 transmeton Gazeta Mejdani.

Tutje Godfrey ka kujtuar se Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është një prioritet dhe se për këtë çështje ka angazhuar Richard Grenellin si Përfaqësues Special dhe gjithashtu për gjithë rajonin e Ballkanit ka emëruar Matthew Palmer.

“Shume energji e SHBA’së po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet”, ka thënë Godfrey ndër të tjera.

Këto qëndrime të ambasadorit amerikan vijnë një ditë pas vizitës së Richard Grenell në Beograd, prej ku edhe u bë publik lajmi për marrëveshjen e radhës që do të arrihet të hënën në Berlin për riaktivizimin e hekurudhës Kosovë-Serbi.

Grenell gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd e ka bërë të qartë se dëshiron zhbllokim të situatës përmes zhvillimit ekonomik, Kosovës i ka bërë kërkesë të heq taksën, ndërkohë Serbisë që të ndalë fushatën e çnjohjeve./Gazeta Mejdani/