Mejdani.com

Agnesa Vuthaj reagon në lidhje me miliarderin indian!

Ditën e djeshme bëri bujë në mediat online lajmi se ish-Missi Agnesa Vuthaj është në një lidhje me një miliarder indian me emrin Chetaan Sandesara, 57 vjeç.

Pas këtyre lajmeve, Agnesa ka reaguar me një postim në Instagram ku ka treguar se lajmet për lidhjen me miliarderin nuk janë të vërteta.

Bukuroshja ka deklaruar se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka marrëdhënie shoqërore me familjen e tij.

Agnesa tregon se gjithçka në jetë e ka arritur vetë, që nga kurorat e bukurisë, diplomat e fakulteteve, bizneset që ka krijuar.

“E vërteta është që punoj për kompaninë milliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z.Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

‘Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

‘Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e të Prishtinës. Kam fluturuar me avion privat nga Tirana në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm më zotërinë në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

‘Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare”, shkruan Agnesa dhe në fund ka postuar një video me bashkëshorten e miliarderit. 

https://www.instagram.com/p/B7RYu1PHaJE/?utm_source=ig_web_copy_link