
Lamborghini Urus është tashmë një nga SUV-të më të shpejtë në botë, por kjo nuk e ka ndaluar prodhuesin italian që të punojë në prodhimin e një versioni edhe më të shpejtë.
Thashethemet se Lamborghini po zhvillon një Urus të ri, kanë qarkulluar prej kohësh. Megjithatë, ato duket se kanë marrë fund pas postimit të një videoje, e cila shfaq prototipet e Urus duke u testuar.
Nën çati, ST-X fuqizohet nga i njëjti motor 4.0-litërsh V8, që i jep automjetit 650 kuaj-fuqi.
Lamborghini ende nuk e ka lansuar zyrtarisht Urus-in e ri ende. Ende nuk janë konfirmuar detaje teknike, por pritet që Urusi i ri të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë se simotra e tij.
Lamborghini i ri pritet të debutojë gjatë vitit 2021.
Discussion about this post