Mejdani.com

Hashim Thaçin e ka zënë ‘gjaku’ dha harami: Kimete Berisha i godet ‘me sabah’ presidentin dhe Jagcillarin!

Kimete Berisha
Kimete Berisha

Ky veç çka s’u dalë cullak.

Pasi që ashiqare (me aminin e Mahir Yagcilarit, që është një tip silent, shumë i rrezikshëm dhe gjithmonë i ‘pashmangshëm’) i vjedh milionat e buxhetit të Kosovës për të marrë me qira zyret e ‘jaranëve’ të tij të mafisë së ndërtimit, Hashim Thaçi shkon privatisht në Amerikë, me paret e popullit më të varfër në Evropë.

Plus i ka hy uji në Presidencë (nuk po i bëjnë zë, e ka pa Blerimi se ky njeri ka shkallu, e ka pa që me shpejtësi po tëngërrlitet psikikisht), po e tallin ‘këshilltarët’ e tij, prandaj po tregojnë zyrtarisht për vizitën e tij private në Amerikë (me paret e shtetit), se u mësu ky me shkatërru rrafsh qe 20-të vjet kurrë pa ja prishë kush.

Kujt i ha palla që shkon ti privatisht në Amerikë! Kush je ti për Kosovën, përveç Ai që deshti ta ndajë Kosovën!

E ka zënë ‘gjaku’ dhe harami.
Ka mbet i vetmuar, veç me fantazmat e psikës së tij; me emrat e atyre që ia përmendin se si ua ka la flamën; me përfytyrimet e fytyrave të shqyera nga shishet e thyera; dhe me mirënjohjet e pavarësisë nën sqetull, me të cilat bën tregti, si me gazetat e natës.

Pastaj, pyesin ‘A ka jetë në Mars’!
Qysh s’ka. Po kur ka jetë në Kosovë, ku s’ka jetë.
Edhe në varre ka.

Deri tash edhe t’deknit ish dasht m’u lëkund pak prej vendi, gjithë ky nam që u bë kundra këtij vendi, e le më që na u kanë lidhë këmbët e nuk dalim i madh e i vogël me ja rreh teneqen.

Zezëdita në Kosovë ka fillu me Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe me skuadrat e tyre të eleminimit, e ajo zezëditë vazhdon deri sot me një president që u vetë-dogj në përpjekjen e tij të fundit që t’ia falë Veriun e Kosovës, Serbisë, që deshti ta ndërroj Kosovën si n’feudalizëm, ta jap tokën e Kosovës për lirinë e tij personale.

Ka përfunduar aq keq sa Vuçiqi i keq e myti tuj e ‘zezat’ si human arkaik-si neandertalin.

Çfarë Amerike është ajo që e lë brenda çiftin e ti.

Ky duhet të shkarkohet për tradhti kombëtare në tentativë dhe për vjedhje të buxhetit.

Pastaj flet për luftën kundër terrorizmit. Po çfarë lufte kanë fituar shqiptarët, që as luftën ndaj mizave nuk kanë qenë në gjendje me fitu.

Na ka mbulu bërllogu e ne s’kemi strategji kombëtare qysh me fshi oborrin e shpisë me fshisë.

P.S. Pse s’po shkon n’Argjentinë, o dajë.
Atje shkojnë krejt kriminelët. E nuk kthehen më.
Atje e zatet edhe Carla del Ponten.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *