Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar postimet me Video-Selfie në rrjetet sociale. Kësaj radhe ai ka folur për vlerësimin e SHBA-së për Kosovën në luftën kundër terrorizimit që sipas tij është impresionues.
“Një vlerësim ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon ose jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Thaçi ka theksuar se Kosova ka dëshmuar zotësi, aftësi dhe vajzat dhe djemtë e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në rajon.
“Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme. Rruga e Kosovës është e ardhmja euroatlantike, por Kosova do të dëshmojë edhe më fuqishëm se do të jetë e pakompromis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. Vetëm kështu mund të kemi një vend të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”, ka thënë ai./Gazeta Mejdani/
Leave a Reply