Iu nevojitën pak muaj aktivizim në politikë, për tu bërë senzacion i zgjedhjeve të 6 tetorit. Bëhet fjalë për Ariana Musliu-Shoshi, deputetes së re të Parlamentit të Kosovës e cila do të përfaqësojë Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kandidatja që numëron dy fakultete dhe dy masterë, që të gjitha në universitete prestixhioze vendore e ndërkombëtare, në numërimet fillestare të votave është kandidatja më e votuar nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Suksesi i furishëm në zgjedhje ka shtyer televizionin e famshëm shqiptar, Top Chanel që të sjellë një intervistë më ndryshe të deputetes së re kosovare.
Cilat janë pikat motivuese të Arianës, kush janë personët që e kanë shtyer drejt sukseseve, pse zgjodhi PDK-në dhe cilat janë planet e saj në të ardhmen, të gjitha mund ti ndiqni në intervistën 14 minutëshe të Ariana Musliut-Shoshi.
Discussion about this post