Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi të cilin e quajnë filozof, deshtoi me shumë të tjerë të bëhet deputet nga radhët e PDK-së. Ai nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të hy në parlamentin e Kosovës.
Pas kësaj, atij i ka mbetur t’i përcjelli seancat nga ekranet televizive, sikur edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.
Megjithatë, ai, në një postim në Facebook ka shprehur mllefin e tij kundër të gjithëve. Në veçanti kundër vëzhguesve dhe komisionerëve, të cilët, sipas tij, kanë vjedhur vota në dëm të tij por në dobi të kandidatëve tjerë.
Më poshtë gjeni postimin e tij në Facebook:
Gjatë fushatës më pyesnin njerëzit: Si i ke punët me komisionerët në vendvotime?
Po me vëzhguesit?
E si duhet t’i kem?, i pyesja.
Për t’i ruajtur votat tua, më përgjigjeshin.
Dhe vazhdonin : Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t’i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare. Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t’i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t’i blenë me para.
Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish. Vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t’u mbyllur qendrat e votimit.
E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar!
Discussion about this post