Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga qytetarët që të jetë pjesë e Kuvendit edhe për një mandat.
Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, transmeton Telegrafi.
Tahiri ka shkruar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve edhe jashtë Kuvendit.
Ndryshe, Tahiri ishte pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare ka marrë 11.57 për qind të votave.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind.
Partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind, partia e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind./Telegrafi/
Discussion about this post