Edhe fëmijët edhe të rriturit shpesh hedhin poshtë lëvoren, lëkurën, farat, kërcyellin apo fletët e frutave të ndryshme, të cilat më së shpeshti janë përplot me materie ushquese.
Shprehitë e këqija mund të zgjidhen në atë mënyrë që, në rend të parë, t’i gërryeni apo t’i pritni në pjesë të imëta dhe t’i hidhni në aparatin për prodhimin e lëngjeve.
Në lëvoren e pemëve dhe të perimeve shpesh gjenden materie të bollshme ushqyese. Kohë më parë është publikuar lajmi që cipa e bardhë e butë nën lëvore të PORTOKALLIT, të cilën shpeshherë e hedhim poshtë, përmban fibra dhe falvonoide, të cilat kanë veti shëruese kundër kancerit dhe kundër inflamacionit.
Lëvoren e një LIMONI, kalojeni në rende, qiteni në çaj si shtesë dhe kjo do t’ju mbrojë nga kanceri i lëkurës.
Ndërsa, lëvorja e MANDARINËS përmban nobiletinë, një pigmenti i cili mbron nga trashja, sulmi në zemër e tru dhe si dhe diabeti.
Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e KIVIT janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.
Hulumtimet kanë treguar që lëvorja e SHALQINIT mund të përmirësojë qakullimin e gjakut. Edhe pse nuk mund ta kafshoni vetë lëvoren, bashkë me pjesën tjetër të shalqinit me misker mund ta bëni një pije freskuese.
Mos bëni panik – lëvorja e fortë e ANANASIT është shumë e shëndoshë. Pos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.
Ndrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng i cili do ta zbusë.
Një hulumtim i kryer në Tajvan tregon se lëvorja e BANANES shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për disponim më të mirë. Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe uji i zier të ftohet dhe të pihet.
Lëvoren e QEPËS vështirë se mund të hani, mirëpo kini parasysh që përmban shumë antioksidantë, duke përfshirë edhe kuecetinën, që është treguar se zvogëlon shtypjen e gjakut. Mënyra më e mirë që të kënaqeni me këto të mira është që qepën e paqëruar dhe lëvoren ta hidhni në gjellë para se ta servirni.
Shumica e njerëzve e qërojnë qetësisht PATATEN e re, sikur të jetë fjala për të vjetrën dhe të hedhin lëvoren. Gabimi nuk mund të jetë më i madh sepse korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Lëvorja e vetëm një patateje të re përmban 18 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave!
Piqeni të plotë të lagur me vaj ulliri apo zieni dhe bëjeni pire pa ia hequr lëvoren.
Gjethi i KAROTËS me siguri as nuk ju shkon ndërmend si ushqim, por jeni të zemëruar në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e ithët, gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni hë sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni hë supë.
Gjethi i BROKOLIT zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.
Gjethi i SELINOS po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli, ndërsa ka edhe veprim të fortë inf1amtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës,
SALLATA po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, atninoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sal1atën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe.
Lëvorja e HUDHRËS ngadalëson plakjen dhe mbron zemrën. Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri, pastaj piqeni bashkë me ushqimin në skarë apo shtojani gjellëve të përgatitura në furrë shporeti.
KUNGULLI i pasur me zink, është i shkëlqyeshëm për thonj, lëkurë të shëndoshë, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë shporeti, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Shtojeni në supë apo sallatë.