Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj pak minuta pasi ajo i kërkoi UD së presidentit edhe shkarkimin e tij.
Sadriu ka thënë se do ta padisë për shpifje Time Kadriajn pasi i njëjti nuk ka qenë asnjëherë Kosnull.
Ai tutje i ka treguar deputetes së AAK-së se është njëri nga gjashtë diplomatët e parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.
Ai ka theksuar se ka 16 vite punë në fushën e marrëdhënieve me jashtë.
Postimi i plotë:
1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;
2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;
3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;
4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;
5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejt 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhenieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale.