Mejdani.com

Në Argjentinë shpallen tri ditë zie: Maradona nuk jeton më!

Maradona
Maradona

Lajmi për vdekjen e Diego Maradonës është pritur me trishtim të thellë nga mbarë bota e futbollit dhe jo vetëm.

Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Argjentinës në vitin 1986 vdiq në shtëpinë e tij pas një sulmi në zemër, i cili erdhi si rrjedhojë e një operimi në kokë që e kishte ditë më parë.

Ai kështu lë prapa vetes një prej karrierave më të bujshme në histori të futbollit, teksa konsiderohet gjërësisht si një prej më të mirëve që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli.

Për vdekjen e tij, e cila erdhi në moshën 60-vjecare, ka reaguar edhe presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez.

Ai ka shpallur tri ditë zie në vend për ta nderuar legjendën e padiskutueshme të sportit në përgjithësi.