Behgjet Pacolli, lideri i AKR’së, sot ka qenë në vizitë tek Presidenti i Turqisë, Erdogan. Ai e ka lartësuar Erdoganin me fjalët më të mëdha dhe i ka shprehur falenderime për kontributet e tij dhënë për Kosovën, shkruan Gazeta Mejdani.
Behgjet Pacolli është i njohur me miqësitë e tij të shumta me liderë botërorë.
Pas takimit me presidentin turk, Pacolli ka shkruar gjithashtu se Erdogan ka merita më mëdha për shumë njohje që i kanë ardhur Kosovës. “Miqësia dhe partneriteti ynë me Turqinë do të jenë më të fuqishëm” ka nënvizuar ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Pacollit në llogaerinë e zij në Facebook:
Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm.