Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime, ka thënë se para fillimit të vitit të ri shkollor do të testohen 1500 mësimdhënës, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.
“Kemi marrë informata se 1500 arsimtarë në nivel të Kosovës do të testohen, që i bie mbi 6.5% të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve për të ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor”, tha Likaj.
Ministri theksoi se testimi ka filluar.
“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj”, u shpreh Likaj.
Me këtë rast ministri Likaj ka thënë se të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor janë bërë, por po pritet rekomandimi nga IKSHPK për të marrë një vendim përfundimtar. /Gazeta Mejdani/