Klubi i Arsenal ka vendosur që të ua ulë pagat të gjithë lojtarëve për shkak të gjendjes me koronavirus.
Arsenal në bashkëpunim me lojtarët, ka vendosur që të ulë pagat prej 12.5 përqind, transmeton Gazeta Sinjali.
Me këtë rast paga e Granit Xhakës do të jetë 87 mijë e 500 funta në javë.
Deri më tani raportohet që Ozil së bashku me dy lojtarë të tjerë kanë kundërshtuar uljen e pagës.