Mejdani.com

Shkencëtarët thonë viti 2020 pritet të jetë më i ngrohtë në planetin tokë!

Toka
Toka

Shkencëtarët njoftuan se viti 2020 ka gjasa prej 75 për qind të jetë viti më i ngrohtë, ndonjëherë në planetin tokë.

Sipas mediave të huaja, transmeton Gazeta Mejdani, nxehtësia e këtij viti është e pazakontë, duke pasur parasysh mungesën e “El Nino”, një ngrohje natyrale e ujit tropikal të Oqeanit Paqësor që ndikon në temperaturat në të gjithë botën, sipas Deke Arndt nga Qendrat Kombëtare të NOAA-s për Informimin e Mjedisit.

Ai tha se shkurti dhe marsi ishin muajt më të ngrohtë duke shënuar rekord pa “El Nino”, të pranishëm. Trendi afatgjatë i nxehtësisë që planeti po përballet është kryesisht për shkak të emetimit të gazrave serë nga djegia e karburanteve fosile, tha ai.

Edhe nëse 2020 përfundon të mos jetë viti më i ngrohtë, NOAA tha që ka një shans prej 99.9% që 2020 të përfundojë në mesin e pesë viteve më të ngrohta ndonjëherë./Gazeta Mejdani/

NOAA said that 2020 has a 74.7% chance of being the Earth's warmest year on record.