Mejdani.com

Shem Aliu: Qeveria e Kosovës u rrëzua për leverdinë e Vuçiqit ku u heç pengesa për nënshtrimin e Kosovës!

Shem Aliu
Shem Aliu

Lista serbe votoi për rrëzimin e qeverisë së Kosovës, sepse ashtu i leverdiste Vuçiqit: heqjen e pengesës më të madhe për nënshtrimin e Kosovës.

Partitë shqiptare, ndërkaq, me liderët e korruptuar e kriminalizuar e votuan rrëzimin e qeverisë për hatër të Grenellit, i cili nga ana tjetër po mbështetë heshturazi agjendën e Vuçiq.

Rendi i vjetër i politikanëve të korruptuar në Kosovë e pranon sjelljen prej skllavi, me kushtin që të vazhdojë vjeljen dhe gllabërimin e parasë e pasurive publike të vendit. Hajnat, cubat tani duan të heqin masat më dinjitoze e civilizuese të vendosura nga qeveria Kurti: reciprocitetin me Serbinë.

E prapa gjithë këtij lëmshi qëndron presidenti ceremonial, i cili për t’u mbrojtë nga ndonjë revoltë e popullit të tij, po jeton në lagjen serbe në rrugën Nemanjina në Çagllavicë.

E tërë trashëgimia e tij politike prej skandalit Pronto e këtej është kristal negative, dhe si e tillë vazhdon të gjejë shprehje të përditshme përmes reagimeve cinike të stafit të tij.