Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova.
E lidhur me këtë ka reaguar, profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.
Ai ka drejtuar kritika për LDK-në e Isa Mustafës, duke thënë se kjo parti po bëhet pjesë e sabotuese e shtetit dhe paralajmëron heqjen pa kushte të reciprocitetit me Serbinë.
Mes tjerash ai thekson se merreni me mend thellësinë e baltës dhe turpit në të cilën ka rënë partia historike e Rugovës.
Ja shkrimi i tij:
Skizofrenia e LDK-së
Derisa LDK bëhet pjesë e saboteuse të shtetit dhe paralajmeron heqjen PA KUSHTE të reciprocitetit me Serbinë, përmes një qeverie të trafikuar nga Thaqi, ministri nga radhet e saj, Lumir Abdixhiku, njofton se e njejta Serbi veç po e forcon bllokimin dhe izolimin e Kosovës.
Merreni me mend thellësinë e baltës dhe turpit në të cilën ka rënë partia historike e Rugovës. Dhe kete e bën, në dhunim të votuesve të saj, në tradhëti ndaj ministrave të saj dhe në kurriz të Kosovës si shtet.
Aziz Buteflika i LDK-se duhet ta kuptojë që ditët e fundit në politikë është duke i kaluar në baltë dhe në gërdi kolektive. Ndjekësit e tij që s’kanë tru as muskuj per çfarëdo guximi do mbesin me foton e Berlinit nën jastëk.