Vladimir Putin dhe Mohammed bin Salman diskutuan rreth vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit të naftës
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, të premten përmes telefonit diskutuan vendimin e OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë bisedës u diskutuan çështjet lidhur me bisedimet e OPEC+ për zvogëlimin e prodhimit të naftës”, thuhet në një njoftim nga Kremlini.
Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet rreth kësaj teme, shtohet më tej.
Të enjten, vendet prodhuese të naftës në grupin OPEC+ ranë dakord të frenojnë prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës me 10 milion fuçi në ditë nga 1 maji deri më 30 qershor, një ulje shumë më e madhe nga pritjet e tregut prej 15-20 milion fuçi në ditë.
OPEC+ është një grup prej 24 vendeve prodhuese të naftës, i cili përfshin 14 anëtarë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), dhe 10 anëtarë të tjerë jashtë OPEC-ut, përfshirë Rusinë.
OPEC u formua në vitin 1960 për të ulur konkurrencën midis vendeve anëtare dhe për të kontrolluar çmimet e naftës së papërpunuar.