Mejdani.com

Izrael: Mbi 10 mijë raste me coronavirus dhe 95 të vdekur!

coronavirusi ne izrael
coronavirusi ne izrael
Ministria e Shëndetësisë raportoi 440 raste të reja dhe 9 të vdekur

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael ka arritur në 10 mijë, me gjithsej 95 të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se nëntë njerëz vdiqën dhe 440 të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 10.408, përfshirë 167 të cilët janë në gjendje kritike, ndërsa të paktën 1.061 janë shëruar.

Qeveria ka ndërmarrë një numër hapash për të penguar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se dhjetë personave në zona publike të hapura ose të mbyllura.

Të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave janë mbyllur gjithashtu që nga 15 marsi.

Tel Avivi po ashtu ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj, përveç banorëve rezident izraelit.