Mejdani.com

Kurti zbulon nga foltorja e Parlamentit ‘muhabetin’ e Thaçit në zyren e tij: Kryeministër, hiqe taksën e po shkojmë bashkë ta bëjmë marrëveshjen me Serbinë!

Albini në Parlament
Albini në Parlament

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi.

“Ka marrëveshje të fshehtë, ma konfirmoi presidenti dhe më tha ‘heke taksën shkojmë në Shba e hekim serbinë” ka thënë Kurti

Tutje, Kurti ka thene se pazari presidencial  po e rrëzon këtë qeveri

“Në qeverinë time harrojeni këtë Pazar, nuk  ka marrëveshje në shtëpinë e bardhë për shkëmbim territorial kosovë-serbi, dhe po duan të rrëzojnë qeverinë në mënyrë që të t’I realizojnë këto qëllime” ka thene Kurti

12:20

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, ne seancën e kuvendit ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij, para 106 deputetëve ka numëruar sukseset e pafundme sic i quan ai.

Kurti ka thënë kjo qeveri nuk i kishte 100 orë për ta dëshmuar veten, duke thëne se është krenar me të arriturat e deritanishme

“Nuk i kishim as 100 orë me dëshmu vetën tonë, jam krenar me të arriturat e kabinetit, i përgjysmuam pagat për ministrat, i  shkarkuam koordinatorët nacional, barrë për shtetin, u shkarkua Bordi i Telekomit, u shfuqizua ligji për pagat për ish ministrat dhe ish zëvendsministrave,200 mijë euro u dhanë për Shqipërinë për sanimin e dëmëve nga tërmeti, u shkarkua Bordi i Hekurudhave, u ndan mjete financiare 400 mijë për MSh për luftimin e pandemisë Covid” ka thënë Kurti.

Kurti tuje numeroi edhe vendimet qe i mori gjate ketyre diteve te qeverisjes

….11-mars, për covid,ndërpreja e mësimit deri me27  mars, I kemi mbyll kufijte, aeroportin, i kemi futur disa komuna në karantinë, shpall emergjencen per shendtin publik, kemi  heq tarifen deri me 1 prill për lëndën e parë, kemi thënë që kjo tarifë do të zbatohet me masën e reciprocitetit, e kemi ndalu  qarkullimin e qytetarëve prej 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00, mbyllja e parqeve, dhurimi i pensioneve prej dje, mua nuk më dhimbeset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbsen qytetarët, mocioni po e lë popullin pa qeverinë që e ka votu, pa qeverinë reformatore, po e lëni popullin pa  qeveri në kohën e Covid.