Një grup i qytetarëve kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Shefki Maqedonci, tha se është kundër rrëzimit të Qeverisë. Ai madje i ka bërë apel kreut të LDK-së, Isa Mustafa të tërheq mocionin.
“Unë kam dal kundër rrëzimit të qeverisë Kurti. Unë i bëj apel Isa Mustafës që ta tërheq mocionin sepse marrëveshja e tyre për ta rrëzuar Kurtin ka qenë tinëzare, se marrëveshja ka qenë sa për sy e faqe”.
Gjithçka gati për seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.
Mediet po lejohemi ta marrim vetëm pamje nga jashtë.