Mejdani.com

Ngjarjet e datës 14 janar 2020!

Komuna e Prishtinës do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. (Rruga “Fehmi Agani”, pranë QKMF-së, ora 09:45)

Mbahet takimi i 176-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)  

(E plotësuar) Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (TRUST) mban konferencën vjetore për media. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, mban konferencë për të ndihmuar sportisitn Arben Beqiri. (FFK, ora 11:45) 

Promovohen dy librat e Gani Sylajt “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Do të këndohet himni feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili, si protestë për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00) 

(E plotësuar) Republikanët e Kosovës (REK) mbajnë konferencën “Reçaku nuk është gënjeshtër”. Merr pjesë ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker. (Hotel “Sirius”, ora 13:30)/Gazeta Mejdani/