Mejdani.com

Çfarë ndodhi me Netanjahun pas alarmit për një sulm me raketa!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të dërgohej strehohej në një “bunker” pasi një raketë është hedhur nga Rripi i Gazës në qytetin ku ai ishte duke pritur të bënte një vizitë fushate.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtria izraelite konfirmoi sulmin kundër Ashkelon.

Së paku deri më tani nuk është raportuar ndonjë marrje e përgjegjësisë në Gaza, e cila është nën kontrollin e Hamasit dhe ku një fraksion më i vogël i armatosur, Xhihadi Islam, shkëmbyen zjarr me Izraelin gjatë një rritje dy-ditore të dhunës muajin e kaluar.

Kanë qenë stacionet televizive izraelite ato që kanë treguar se si Netanyahu, i cili po bën fushatë për të qëndruar në krye të partisë konservatore Likud në zgjedhjet e brendshme të së enjtes, ishte shoqëruar drejt “bunkerit” nga truprojat.

Stacionet raportuan se ai ishte dërguar atje pasi filluan sirenat por më pas u kthyen për të rifilluar ngjarjen.

Siç thuhet tutje, deri më tani Zyra e Netanyahu nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.

Ndërsa Netanyahu pritet të mbajë udhëheqjen e Likud, ai përballet me një betejë të ashpër përpara zgjedhjeve të përgjithshme të marsit në Izrael – të tretat në një vit, pasi ai dhe rivali tij centrist Benny Gantz nuk arritën të sigurojnë shumicën në dy votimet e mëparshme.

Qëndrimi i Netanyahu është vënë në dyshim nga një aktakuzë për akuzat e korrupsionit që ai i mohon. /Telegrafi/

http://i.dailymail.co.uk/i/sitelogos/mol_video_logo.png

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *