Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga programet e mbrëmjes në televizionin e famshëm italian “Rai 1”.
Ajo ka rrëfyer për situatën e vështirë që po mbizotëron këto kohë në Shqipëri, si rezultat i dy tërmeteve që shkaktuan dëme të mëdha.
Ndërsa në një moment foli për viktimat, konkretisht rastin nënë e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, moderatorja nuk i mbajti dot lotët.
“Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopil para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa gjatë emisionit.
Leave a Reply