Politika shqiptare ka lënë ndasitë duke u bashkuar për të përballuar tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës duke lënë mbi 40 viktima, shumë të plagosur, ndërsa fati i disa të tjerëve ende nuk dihet akoma nën rrënoja. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetin social Twitter mesazhin e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së i cili në ditën e Pavarësisë shprehet se pavarësisht ndasive tona, në orë nevoje, si kjo e tërmetit tragjik ne jemi një komb i bashkuar.
“Mëngjesin e së martës ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107-vjetorin e pavarësisë një tërmet i tmerrshëm goditi vendin. Ende nuk e dimë përmasat e plotë të dëmeve, por ajo që dimë është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur jetën në rrënoja tragjikisht, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet tona janë me ata që vuajnë dhe familjet që përjetuan dhimbjen me të madhe. Ditën e pavarësisë nga zemra e kombit tonë kullon gjak, kjo që përjetuam është një kujtesë për të gjithë ne sesa e brishtë është jeta dhe sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti dhe për të përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.
Leave a Reply