Mejdani.com

Kurti: Për pak ditë do të lidhim koalicionin qeverisës me LDK-në!

Albin Kurti
Albin Kurti

Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt do të bëjnë koalicion me LDK-në.

“Në pak ditë në vijim do ta lidhim marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në në legjislaturën e shtatë në Kuvendin e Kosovës të dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Takimi ishte konstruktiv i konfirmuar me të gjitha dakordimet sa i përket programeve”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Kurti ka thënë se do të ketë takime nesër nga grupet e dy partive që të përfundohen çështjet që kanë mbetur.

“Nesër është takimi i radhës për t’i përmbyllur çështjet e ngelura nga dy ekipe të profesionistëve të subjekteve tona, dhe u dakorduam se do të takohemi intensivisht kryetarët e dy subjekteve sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen që do të shënojë kapitull të ri, me një kulturë tjetër qeverisëse, me program zhvillimor për drejtësi ligjore e sociale, e për integrime evropiane duke i dhënë prioritet qytetarët të Republikës pa dallim”, ka thënë ai.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *