Mejdani.com

44 viktima nga tërmeti! Vazhdojnë kërkimet në Durrës për 10 persona tjerë të mbetur nën rrënoja!

Më shumë se 48 orë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e rreth 10 personave në Durrës.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 2 pika të qytetit bregdetar, Kënetë dhe tek ‘2 Gjelat’.

Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më pesona nën rrënoja.

Specialistet franceze te emergjencave civile dhe efektive të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, zona e njohur si ‘Dy Gjelat’. Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet për dy trupa.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *