KQZ pritet t’i certifikojë zgjedhjet e 6 tetorit javën e ardhshme kur edhe përfundojnë ankesat në PZAP dhe Gjykatën Supreme.
LDK dhe LVV janë dy partitë të cilat po bisedojn në lidhje me një qeverisje të përbashkët. Të dy partitë kanë zhvilluar gjashtë takime në kuadër të grupeve punuese për të harmonizuar programin qeverisës.
LVV dhe LDK para zgjedhjeve ishin zotuar se nuk do të bëjnë koalicion me partitë tjera dhe do të punojnë që të arrijnë marrëveshje pas zgjedhjeve për të qeverisur së bashku.
Mirëpo, kësaj radhe Presidenti i Shtetit, Hashim Thaçi, ka veç në opsion para vetes kur të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit. Për herën e parë i duhet ta nominojë për Kryeministër kushdo që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit.
Në lidhje me këtë temë, deputetia nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që jemi të vetëdijshëm që kemi vonesë të rezultatëve përfundimtare mirëpo që luksin për ti vonuar më shumë nuk e ka Presidenti dhe se duhet të veprojmë në të mirë të qytetarëve.
Më tej, Kollçaku tha që ky proces është i rregulluar me Kushtetuë dhe se është në interest ë qytetarëve që të bëhet konstituimi sa më shpejt i institucionëve të reja të cilat kanë dalur nga besimi i qytetarëve.
“Është e qartë që tashmë kemi edhe një vonesë të madhe sa i përket shpalljëve të rezultatëve përfundimtare, tash kemi edhe periudhën e ankesave që tashmë janë paraqitur në PZAP dhe të cilat mendoj që do ju drejtohen edhe Gjykatës Supreme kështu që mendoj që do të kemi tash edhe një javë vonesë. Kështu që, Presidenti nuk e ka luksin që të i vonojë konstituimin e institucionëve të reja prandaj në certifikimin e rezultatëve në afatin sa më të shkurt kohor duhet të ftohet seanca konstituive dhe të mandatohet kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i cili tashmë po dihet që do të jetë zoti Albin Kurti. Këtu asnjë President e as Presidenti aktual Thaçi nuk do të duhet të vonojë këtë proces se kjo është në të mirë të vendit dhe qytetarëve që sa më herët dhe sa më shpejt të mobilizohemi me institucionet e reja të daluara nga besimi i qytetarëve”.
“Çdo skenar tjetër shkon në dëm të procesëve demokratike prandaj nuk besojm që thjeshtë do të ia lejoj vetës Presidenti të vonoj këtë proces, sepse është diqka e pashmangshme, e rregulluar me Kushtetutë. Është një process i rregullt i cili duhet të përfundoj në afatin sa më të shkurt kohor, kështu që besoj që nuk e kemi luksin që në këtë kohë kaq të rëndësishëm për të gjitha proceset që i kemi përpara dhe është në interes të qytetarëve që të bëhet konstituimi i sa më shpejt i institucionëve të reja të dalura nga besimi i qytetarëve”, përfundoi, Kollçaku.
Leave a Reply