Sot u raportua në media se ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
E për Selimin shumë figura të lartë shtetërore kishin deklaruar se ka “shpëtuar” mirë pasluftës.
Pikërisht kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, muaj më parë kishte një përplasje të madhe me ish-shokun e luftës, Rexhep Selimin, i njohur gjatë luftës si “Dhjetëshi”.
Kryeministri në detyrë i kishte thënë fjalë të cilat nuk i kishin pëlqyer Rexhep Selimit.
“Rexha është një djalë shumë i meqëm, prej që ja ka nisë lëvizjes për liri është aktiv, por therr si ka hi, përnjëmend një therr si ka hi dikund Rexhep Selimit. Ka shpëtu vet, djalë i mençur, edhe pasluftës ka shpëtu mirë. As nuk e ka bërë një ditë burg, asnjë problem si ka ndodhur”, ishte shprehur Haradinaj.
Kujtojmë se Rexhep Selimi i VV-së edhe në vitin 2004 ishte intervistuar nga hetuesit e Tribunalit të Hagës.
Ai atë botë ishte marrë në pyetje për aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndërsa gjatë asaj kohe, ishte pjesë e AAK-së.
Ndërkaq, Gjykata Speciale me ftesat e saj edhe sot e ka vazhduar punën e saj, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme ka ftuar tre ish ushtarë të UÇK-së për intervistim, një prej tyre edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Halil Çadrakun.
Leave a Reply