Tashmë ua kemi bërë të qartë secilit që shtylla e shëndetsisë janë infermierët. Ne nuk jemi ndimës të askujt, ne jemi të pavarur në punën tonë.
Nëse pyeti se a ështe bërë mjaft, ne ju themi që jo, kemi ende punë, por së bashku do të i’a dalim.
1 dhjetori është afër, por edhe ambasada e Gjermanisë është afër. Shteti duhet të i hapë dyert e shpresës dhe përmirësimit të kushteve të infermierëve, Gjermania tashmë e ka bërë këtë për infermierët e Kosovës.
Është e tmerrshme kur të gjitha kurset e gjuhës gjermane janë të stërmushura, pavarësisht që po hapen kurse të tilla çdo ditë./Gazeta Mejdani/.
Leave a Reply