Mejdani.com

Deri dje kacafytje e prishje për shkak të Speciales, sot Daut Haradinaj bën një postim për Rexhep Selimin!

Rexha - Dauti
Rexha - Dauti

Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë miq që nga koha e luftës. Por, kur Selimi kishte kritikuar Ramush Haradinajn që u mbrojt në heshtje kur gjatë verës udhëtoi në Hagë, nga ish- kryeministri i vendit kishin shpërthyer akuza. Në debat ishte përfshirë edhe Daut Haradinaj i cili sonte ka bërë një postim për Selimin duke i thënë se do të dalë faqebardhë.

“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, thotë Haradinaj duke pasur besim të plotë se Selimi nuk do të dënohet nga kjo gjykatë, dhe se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër.

Ndryshe, Haradinaj ishte inkuadruar direkt në intervistën e Rexhep Selimit në Pressing të T7, duke e pyetur se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush haradinaj pasi kishte zgjedhur të mbrohej ën heshtje në Gjykatën Speciale.

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, kishte thënë Selimi duke shtuar se e respekton shumë familjen Haradinaj për kontributin e tyre.

“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, kishte thënë pastaj Daut Haradinaj për deklaratat e tij ndaj Ramush Haradinajt. Selimi kishte thënë se nuk e kupton më kryeministrin në detyrë pasi ky i fundit e kishte akuzuar se kishte “knu” në Gjykatën Speciale.

Selimi i kishte mohuar këto akuza kategorikisht duke thënë se po i bën përshtypje se si Ramush Haradinaj po e këndon këngën e së cilës është autor Hashim Thaçi.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, është shprehur Selimi./Gazeta Mejdani/

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *