Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zonja Vlora Çitaku, ka bërë një status mjaft domethënës në Facebook pas përfundimit të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Muaj më parë, Periskopi kishte ‘protestuar’ një status të zonjës Çitaku pasi iu zbulonte lexuesve tanë ‘spoilerë’ të serialit të famshëm Game of Thrones.
Duke shfrytëzuar kohën lokale, e që është të paktën gjashtë orë më vonë, Çitaku kishte shkruar në atë kohë një postim rrëqethës për personazhin Arya Stark, duke i lënë të gjithë kosovarët që sapo ishin zgjuar në mëngjes të shtangur e me pikëpyetje se çka kishte ndodhur.
Më vonë u mor vesh, se Arya kishte qenë heroina e atij episodi.
Por, kësaj here Çitaku pa të drejtë kërkon hallallin tonë pas raportimit të bërë nga Periskopi dhe mediat e tjera online nga Kosova për fitoren e Liverpoolit ndaj Cityt.
Me sa e e di Periskopi, znj.Çitaku është tifoze e Barcelonës dhe përshtatet me kohën evropiane për t’i parë ndeshjet e këtij klubi në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj, Periskopi vlerëson që ‘pazari i hallalleve’ i propozuar nga Çitaku është jofer.
Ndryshe, në ndeshjen e sotme mes Liverpoolit dhe Cityt fituan “Të Kuqtë” që i dolën 9 pikë para ekipit të Guardiolas.
Leave a Reply