Mejdani.com

Milioneri i pushtetshëm shtiret si viktimë, Besim Beqaj: Po persekutohem politikisht!

Besim Beqaj
Besim Beqaj

Në gjykimin e rastit “Pronto” sot u mor në pyetje Besim Beqaj, i cili ka sqaruar se si janë zgjedhur drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe si është bërë mbikëqyrja e ndërmarrjeve publike.

Beqaj ka thënë se shpallja dhe anulimi, pastaj rishpallja për drejtor të ndërmarrjeve publike i takojnë Qeverise dhe Zyrës së Kryeministrit, raporton KTV.

Ish-ministri ka thënë se nuk ka qenë në kompetencë të tij të shpallë, anulojë apo rishpallë konkursin për drejtor të ndërmarrjeve publike.

“Detyrë e një ministri është që të zbatojë programin e qeverisë së një vendi dhe kjo kërkon këmbim të mendimeve me synim që informacioni të jetë i plotë dhe të gjitha veprimet të bëhen sipas ligjit. Nuk e kam kuptuar dhe as e kuptoj se ku është definicioni i bashkëpunimit dhe se si një bisedë mund të shndërrohet në krim. Pra nuk kam pasur kompetencë dhe as përgjegjësi ligjore”, ka thënë Beqaj gjatë marrjes në pyetje nga ana e avokatit të tij, Besnik Berisha.

“Personalisht ndihem i përndjekur politikisht, i persekutuar politikisht, sepse veprimet të cilat bëhen për çfarëdo shpallje e rishpallje janë vendime të parapara me ligj e kjo nuk nënkupton në asnjë rrethanë që ka asnjë lloj kriteri të përkatësisë politike në përzgjedhje”, ka thënë më tutje Beqaj derisa ka mohuar se ka qenë në dijeni kush kanë qenë aplikuesit potencialë për pozitën e kryeshefit për “Trainkos” dhe “Infrakos”.

Beqaj me tutje ka mohuar të ketë ndikuar në përzgjedhjen e U.D të Telekomit dhe tha se “Nuredin Krasniqi gjithmonë në mungesë të kryeshefit është emëruar U.D. i Telekomit”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *