Kandidati për deputet nga Nisma, Bekim Brestovci, ka thënë se ka parë veten se mund të japë kontribut në politikën kosovare, ndaj dhe ka vendosur që të inkuadrohet.
“Arsyeja e parë ka qenë se diaspora nuk po mund të gjejë mundësi për t’u kyçur në institucionet publike. Pastaj nuk ekziston mekanizmi që diaspora t’i zgjedhë të deleguarit e saj”, ka thënë Brestovci, njofton Klan Kosova.
“Nisma ka qenë ajo ka krijuar hapësirën më të madhe në këtë drejtim. Kemi iniciuar krijimin e një departamenti të veçantë për diasporën. Do të kemi vend të rezervuara si në struktura të partisë, dikastere dhe në lista zgjedhore në nivel lokal. qeveritare dhe në lista zgjedhore në nivel lokal”.
“Ju bëjë thirrje të gjitha partive që ta ndjekin rrugën e Nisma që të krijojnë departamente për diasporën dhe të kenë vende të rezervuara brenda subjektit politik, në struktura udhëheqëse dhe të krijojnë hapësira në në lista zgjedhore dhe dikastere qeveritare”.
Leave a Reply