Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

20 milionë euro ndëshkohet Kosova nëse nuk zbatohet kontrata për TC ‘Kosova e Re’!

November 22, 2019
20
SHARES
3.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kosova e Re

Deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane, “Contour Global”, parashihet se duhet t’i përfundojnë procedurat ligjore dhe të fillojë ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”. Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave, nga Qeveria aktuale në largim e Kosovës, tërhiqet vërejtja se do të ketë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.

Aktualisht, Kosova është pa Kuvend dhe me Qeveri në largim. Ndërkaq, vendimi për zbatimin e kontratës me kompaninë amerikane u mbetet institucioneve të reja që pritet të formohet mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë në largim, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka afat deri në maj të vitit 2020 që të përmbushet kontrata.

“Deri në atë kohë nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri pasi që maji është afati i fundit. Mosformimi i Qeverisë mund të vonojë procesin, por nuk do të thotë se mund të rrezikojë projektin. Unë po flas duke supozuar që shumë shpejt në dhjetor apo në janar do ta kemi qeverinë, e nëse zgjatet me muaj, atëherë jemi në një pozitë të pafavorshme pasi që nuk do të ketë mundësi për vendimmarrje”, thekson Lluka.

Ministri në detyrë, Lluka, rikujton se nëse zvarritjet shkaktohen nga Kosova duke mos i përmbushur obligimet, atëherë do të krijohet situata, sipas së cilës Qeveria e Kosovës do të ketë si përgjegjësi financiare ndaj kompanisë ‘Contour Global’ një vlerë prej 19.7 milionë eurosh.

Ndërsa, nëse Kosova i përfundon obligimet, por ‘Contour Global’ nuk arrin të sigurojë pakon financiare, atëherë kjo kompani do t’i detyrohet Kosovës me një vlerë prej 17.5 milionë eurosh.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtojë 1.3 miliard euro. Ky projekt përfaqëson investimin më të madh të huaj në Kosovë.

Garancia shtetërore për pakon financiare për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, kërkon 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është kundërshtuar në vazhdimësi nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e konsiderojnë si një projekt të dëmshëm për mjedisin dhe qytetarët.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP) thotë për Radion Evropa e Lirë, se kontrata për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re” duhet të ndërpritet edhe nëse Kosova obligohet të paguajë detyrime financiare.

“Për ne është e qartë që Termocentralit “Kosova e Re” duhet të ndërpritet dhe ne kemi avokuar vazhdimisht që ky termocentral të mos ndërtohet dhe kjo kontratë që është nënshkruar nga Qeveria në largim, është kontratë e dëmshme për qytetarët. Realizmi i kësaj kontrate do të shkaktonte humbje miliardësh për qytetarët dhe është e papërballueshme për të gjithë ne dhe për buxhetin e Kosovës”.

“Ne jemi që me çdo kusht, qoftë edhe duke paguar 19 milionë euro, të bëjmë ndërprerjen e kësaj kontrate. Por, duhet të shihen mënyrat pasi që edhe ‘Contour Global’ ka vështirësi për të gjetur financim dhe në këtë kuptim duhet të gjenden modalitete më të mira që ndoshta edhe duke mos pagur fare penalizimet, ne të tërhiqemi nga ky projekt dhe të lirohemi nga kjo kontratë shkatërruese për tregun e energjisë”, vlerëson Abazi.

Ai thotë se vetëm duke u tërhequr nga kjo kontratë, do të arrihet që tregu i energjisë të hapet dhe po ashtu, sipas tij, në Kosovë duhet të hapet një debat për të ardhmen e sistemit energjetik të Kosovës në lidhje me atë se sa na duhen investime në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe sa duhet të projektohet tregu i energjisë për gjeneratat e ardhshme.

“Detyra e parë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të jetë ndërprerja e kësaj kontrate të dëmshme”, thotë Abazi.

Qeveria e ardhshme e Kosovës pritet të formohet mbi bazën e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si partia e dytë. Të dy këto subjekte politike nuk pajtohen me marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria në largim me kompaninë amerikane, “Contour Global”.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër marrëveshjes me “Contour Global” dhe sipas saj, ky projekt, si i tillë, nuk do të realizohet pasi, kompania në fjalë mund të rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike.

Derisa Lidhja Demokratike të Kosovës është shprehur se do të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, por do të refuzojë secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind.

Por, për ministrin në detyrë, Valdrin Lluka, mosndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, nuk i shkon në favor Kosovës pasi që, siç thotë ai, Kosova do të vazhdojë të importojë energji elektrike, kryesisht nga Serbia, diku rreth 60 milionë euro në vit.

“Kosova është me rëndësi që të ketë kapacitete të reja gjeneruese për energjinë elektrike bazë. Ndërprerjet e energjisë elektrike të paplanifikuara janë humbje për bizneset, qytetarët dhe imazhi jonë karshi investitorëve të huaj nuk janë pozitive pasi që investitorët e huaj gjënë e parë që dëshirojnë ta kenë, është energjia elektrike stabile”, thotë Lluka.

Termocentrali “Kosova e Re”, ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023. Jetëgjatësia e Termocentralit “Kosova e Re” është llogaritur të jetë 40 vjet.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Share12Tweet

Related Posts

No Content Available

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.