Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të martën 12 vite heqje lirie për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahirin.
Në pretencën e saj mbajtur sot Tahiri akuzohet për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Bashkë me ish-ministrin e brendshëm, akuzohen edhe Jaeld Cela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie. Këta të fundit janë në kërkim.
Tashmë pritet fjala e mbrojtjes dhe shpallja e vendimit. Zoti Tahiri vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe i ka konsideruar ato si të motivuara politikisht.
Discussion about this post